Prokuroria tregon se si Radoiçiqi i fitonte paratë me tenderë të manipuluar

Aktuale

Prokuroria tregon se si Radoiçiqi i fitonte paratë me tenderë të manipuluar

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 16:39
Milan Radoiçiq

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, të cilin e ka siguruar Nacionale, shihen edhe shumë prova materiale të papublikuara më parë, përfshirë dëshmi nga dëshmitarët.

Në një pjesë të aktakuzës flitet edhe për skemën piramidale të tenderëve të fituara në Kosovë dhe Serbi nga kompanitë e ndryshme të lidhura me Milan Radoiçiqin, i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria ka treguar për dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të Radoiçiqit.

“Nga skema më lartë, paraqiten dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan, duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti i Serbisë, që në fund kanë përfunduar në duart e Milan Radoićić. Forma e parë e financimit duke i keqpërdor tenderët e Kosovës që ishin në vlera më të ulëta, ka ndodhur duke marrë kontrata që në aspektin procedural ishin të ligjshme, mirëpo pas marrjes së kontratës, projekti nuk zbatohej apo nuk implementohej fare. Kurse forma e dytë apo më kryesore për nga sasia në vlera marramendëse të parave ishte përmes financimit nga Serbia, ku kjo formë funksiononte në emër të ashtuquajturës "Zyra për Kosovë dhe Metohi”. Kjo zyrë shpallte një prokurim publik në kërkim të një kompanie që do të bënte furnizimin e mallrave dhe kryente punimet në emër të saj, pasataj në emër të këtyre shërbimeve i transferoheshin të gjitha paratë e destinuara për projektet e “kryera”” – thuhet aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat