Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se nuk është trimëri që të shkojë në veri të Kosovës e të thotë që situata është në rregull.
“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri i vendit të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar. Frika dhe paranojat e tij i futi në gabime edhe ata që s’duhej të gabonin. Pra mekanizmat e sigurisë,” ka shkruar Haradinaj.
Ai kritikon Kurtin se ka frikë nga qytetarët që të dalë e të thotë se cilat janë akuzat e presidentes, Vjosa Osmani.
Teksa akuzon Kurtin që edhe hapja e urës së Ibrit “është mashtrim”.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti, ka thënë se shtesat për lehona dhe fëmijë janë trashëgimi e qeverisjes Kurti.
Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”, thotë se “Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat.”