Lahi Brahimaj kujton 11 shtatorin e vitit 1997 kur UÇK-ja sulmoi 11 stacione policore njëkohësisht

Aktuale

Lahi Brahimaj kujton 11 shtatorin e vitit 1997 kur UÇK-ja sulmoi 11 stacione policore njëkohësisht

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:19
Lahi Brahimaj

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka shpërnda fotografi nga momentet e kohës së luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimja ka kujtuar vitin 1997 kur UÇK-ja ndërmori një aksion të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës.

Postimi i plotë:

Shtator 11, Ne ora 11 Stacione 11. – Momentet e mëdha historike shpesh lindin nga guximi i atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë, edhe kur shpresat duken të humbura.

Më 11 shtator 1997, UÇK-ja ndërmori një aksion të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar. 11 stacione policore u sulmuan njëkohësisht nga ora 11 e mbrëmjes. Nga Shqiponja u nisën 2 njësi, dhe pas aksioneve të suksesshme, në mëngjesin e 12 shtatorit, 3 njësi gjetën strehë atje. Isha krenar të isha një nga planifikuesit dhe zbatuesit e këtij operacioni vendimtar.

Këto momente heroizmi na kujtojnë se çdo hap drejt lirisë kërkon planifikim të kujdesshëm, guxim të palëkundur dhe veprim të vendosur. Ato janë dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat