Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në afërsi te stacionit të policisë në veri të Mitrovicës.
Kjo pas thirrjeve nga qytetarët serbë për të dal në protesta masive.
Një grup i qytetarëve të mërkurën paradite kanë protestuar para stacionin policor në veri të Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar lirimin e katër serbëve të arrestuar një ditë më parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/September/11/850x636_POL-1-750x3751726068420.jpg)
Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër personat janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar pjesëtarë të policisë.