Varri i Faton Hajrizit vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë

Aktuale

Varri i Faton Hajrizit vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:38
Faton Hajrizi

Varri i Faton Hajrizit në Klinë të Ultë të Skënderajt vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë.

Flamujt kombëtarë dhe simboli i UÇK-së kanë mbuluar varrin e 39-vjeçarit.

“Faton i biri i shqipes, ke të fala nga djemtë e Mirditës”, është mbishikrimi i një prej kurorave të shumta.

Tek varri i 39-vjeçarit ndodhet poashtu edhe një karrige në të cilën ulet nëna e tij sa herë që e viziton atë.

“Tri Klinat e krejt Drenica kanë me ardhë në varrim,” kishte thënë Faton Hajrizi pak ditë para se të vritej në Serbi më 19 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat