Konvertime në një kishë në Bjeshkët e Rugovës, ish- rektori Mujë Rugova bëhet katolik

Aktuale

Konvertime në një kishë në Bjeshkët e Rugovës, ish- rektori Mujë Rugova bëhet katolik

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 18:04
Foto nga vendngjarja

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, është konvertuar në katolik.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i të ashtuquajturës “Lëvizja e Deçanit”, Arbër Gashi, në një postim në Facebook.

“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova!

Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator 2024, në zemër të Alpeve të Rugovës, e kryen obligimin më të shenjtë kombëtarë, duke e rikthyer në jetën tonë, lavdinë e dikurshme të të parëve tanë.”

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat