Krasniqi: Në veri më nuk ka institucione paralele serbe

Aktuale

Krasniqi: Në veri më nuk ka institucione paralele serbe

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 19:11
Elbert Krasniqi

Më 30 gusht policia e Kosovës i ka mbyllur katër komuna paralele që kanë funksionuar në veri.

Rreth këtij zhvillimi ka folur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha në emisionin DPT te Fidani se nuk ka më asnjë institucion paralel serb.

“Nuk ka hapësirë për asnjë institucion paralel, jo ligjor, jokushtetues në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se ka gjatë këtij aksioni përveçse janë mbyllur katër komuna, është mbyllur edhe Qarku i Mitrovicës, që ka funksionuar si institucion ilegal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat