ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias

Aktuale

ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 20:03
Albin Kurti dhe Nordrain Westfalias

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Mark Speich.

Kurti i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim, dhe siguri.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të Nordrain Westfalias, mbështetjen në procesin e integrimit evropian, mundësitë për shtim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe tregtar përmes organizimit të forumeve biznesore dhe vizitave të ndërsjella, dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë të mirë integruar në krijimin e urave dhe shkëmbimin e përvojave dhe dijes”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se përveç mërgatës në Gjermani që mund të shërbejë si urë e bashkëpunimeve dhe përfitimeve të dyanshme, në Kosovë tashmë po zbatohen programe të ndryshme të arsimit dual, frymëzuar nga vendet gjermano-folëse, që gjithashtu do të shërbejnë si ure lidhëse e arsimit me ekonominë dhe përgatitjes së fuqisë punëtore me kërkesat e tregut të punës.

“Duke iu referuar pranisë së madhe të mërgatës sonë në Gjermani, përkatësisht në shtetin e Nordrain Ëestfalias, kryeministri nënvizoi se Unioni i Bizneseve i krijuar 10 vjet më parë, me seli në Dusseldorf paraqet një potencial të madh ekonomik dhe njerëzor që mund të fuqizohet edhe më tej përmes bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat