Therja me thikë në Prishtinë: Një 18-vjeçar po trajtohet në QKUK, mori plagë në kokë dhe në qafë

Aktuale

Therja me thikë në Prishtinë: Një 18-vjeçar po trajtohet në QKUK, mori plagë në kokë dhe në qafë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 20:17
QKUK

Sot u raprtoua për një incident që ka ndodhur në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person dyshohet se është therur me thikë. Viktima është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Siç mësohet nga burimet brenda Emergjencës, viktima është një person rreth 18-vjeçar, i cili si pasojë e këtij incidenti ka pësuar lëndime në kokë dhe në qafë.

Të njëjtat burime thonë se i riu dyshohet se është vetëlënduar, por gjendja e tij momentale është stabile.

Mësohet se 18-vjeçari ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ky incident dyshohet se ka ndodhur afër lokalit “ABA Burger”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat