Mehmetaj: Partitë opozitare sillen si copëza të Qeverisë

Aktuale

Mehmetaj: Partitë opozitare sillen si copëza të Qeverisë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 22:07
Lirim Mehmetaj

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka kritikuar partitë opozitare, duke i quajtur ato si “copëza të Qeverisë,” dhe ka theksuar se kritikat janë të përqendruar më shumë te PDK-ja, pasi kjo është partia më e madhe.

Mehmetaj ka thënë se PDK-ja ka pasur kapitalin më të madh opozitar dhe ka struktura të forta, duke theksuar se kjo parti ka pasur mundësinë ideale për të diferencuar veten nga Vetëvendosja.

Sipas Mehmetajt, partitë opozitare aktualisht janë të fokusuar në rritjen e stekut të tyre dhe në përmirësimin e pozitës së tyre në negociatat për qeverisjen e ardhshme, duke u ndjerë si “të dytat” në skenën politike.

“I shoh partitë opozitare duke i sjellur si copëza të Qeverisë, [PDK-ja?], po pa diferencime, kritika shkon më shumë te PDK-ja sepse është partia më e madhe, unë e kam parë kapitalin më të madh opozitar te PDK-ja, një asnjëherë s’ka qenë me Kurtin, parti me struktura të forta, tre ka edhe shpirt, plus kam mëndu që këta janë partia shumë e interesime ta bëjnë diferencimin me Vetëvendosjen, tash e keni pasur mundësinë ideale”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se opozita është e interesuar të mbajë kartat më të fuqishme në raport me Vetëvendosjen për të ndikuar në formimin e qeverisë së ardhshme.

“Tash nëse partitë opozitare krejt çka janë të interesuar aktualisht është me rrit stekun e vet, me pas karta me të fuqishme në raport me negocimin për qeverisjen e ardhshëm bashkë me Vetëvendosjen sepse e përjetojnë vetën si të dytat”, ka dekalruar analisti politik, Lirim Mehmetaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat