Gaxherri: Sulmi në Banjskë kishte qëllim politik, të akuzuarit do të ndiqen edhe nga shtetet e rajonit

Aktuale

Gaxherri: Sulmi në Banjskë kishte qëllim politik, të akuzuarit do të ndiqen edhe nga shtetet e rajonit

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 22:17
Arian Gaxherr

Arian Gaxherr ekspert i sigurisë, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë kishte qëllim politik.

Ai ka thënë se 45 personat ndaj të cilëve të mërkurën Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë, do të ndiqen nga shteti i Kosovës dhe vendet tjera të rajonit, përmes paktit “Joint Act” të nënshkruar i cili është përpiluar nga Gjermania dhe ShBA.

“Asnjë akt apo vepër penale nuk mund të jetë terrorist nëse nuk ka qëllim politik. Ky kishte qëllim politik. Personat që janë në shtetin e Serbisë do të ndiqen nga Kosova dhe të gjitha shtetet e tjera në regjion, të cilat e kanë nënshkruar marrëveshjen quajtur “Joint Act” e përpiluar kryesisht nga gjermanet dhe amerikanët. Tani ata do të kërkohen në instanca të ndryshme dhe të ballafaqohen me ligjin që kanë bërë”, ka thënë Gaxherri.

Prokuroria Speciale ka thënë se 45 personat e grupit terrorist në krye me Milan Radoiçiqin kishin synime për ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimit me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat