A mund të ekstradohet Radoiçiqi në Kosovë? – flet avokati Hodaj

Aktuale

A mund të ekstradohet Radoiçiqi në Kosovë? – flet avokati Hodaj

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 23:38
Taulant Hodaj

Avokati Taulant Hodaj, i ftuar në emisionin Politiko në Kanal 10, pas vendimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritje të aktakuzës kundër 45 personave pjesmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, tregoi se a është e mundur të realizohet ekstradimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë.

“ Është zhvillim jashtëzakonisht i mirë për Kosovën sepse pas këtij sulmi kemi pasur edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar, që thanë se Kosova është kompetente për t’i bërë hetimet”, deklaroi Hodaj.

Sipas tij, pas dërgimit të kërkesës për ekstradim në UNMIK të përcjellur në INTERPOL, çdo shtet e ka detyrim ta bëj atë përveç Serbisë e cila nuk e pranon një gjë të tillë për Kosovën.

“Tani duhet të veproj drejtësia dhe politika që të kërkojnë me ngulm të ekstradohen këta, sepse institucionet e Kosovës janë kompetente. Organet që kanë përgjegjësinë për të kërkuar juridiksion  janë institucionet e Kosovës, e hapi i parë është bë pra kërkesa në UNMIK dhe ajo është dërguar në INTERPOL e në bazë të saj çdo shtet është i detyruar t’i ekstradoj por Serbia nuk i ekstradon në Kosovë, duhet të pritet një presion diplomatik”, tha mes tjerash Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat