Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar ngritjen e aktakuzës për rastin Banjska.
Ai ka bërë me dije se në aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale është dashur të përfshihen edhe ministra Xhelal Sveçla, Liburn Aliu dhe Faton Peci.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ministrat në fjalë duke mos vepruar sipas ligjeve të Kosovës kanë lejuar të ndërtohet vila e Milan Radoiçiqit, e cila është përdorur si bazë për terroristët.
“Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Rajdojçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për sulmin terrorist në Banjskë, nxerrën në pahë edhe një të vërtet që është mohuar nga regjimi aktual dhe eksponentëve të saj. Se krimineli Radojçiq, villën te liqeni i Ujmanit e ka ndërtuar pas vitit 2021, faktë që e vërteton sipas aktakuzës dy dëshmitar të intervistuar nga prokuroria. Duke mos tentuar me ju përzi prokuroris në punët e tyre, mendoj se në aktakuzë është deshtën të jenë edhe tre ministra (Sfeçla, Peci, Aliu) të cilët duke mos vepruar sipas ligjit dhe kopetencave të tyre, kanë lejuar ndërtimin e një baze për grupin terroristë në territorin e Kosovës”, ka shkruar Berisha.