Elezi: Mbi 20 persona nga 45 të akuzuar për sulmin në Bajnskë pjesë e BIA-së serbe

Aktuale

Elezi: Mbi 20 persona nga 45 të akuzuar për sulmin në Bajnskë pjesë e BIA-së serbe

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 00:52
Bedri Elezi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi tha se dyshohet që në mesin e 45 personave të përfshirë në sulmin në Bajnskë 20 janë pjesë e shërbimit sekret dhe BIA-së

”Mbi 20 janë pjestarë të shërbimit sekret ushtarakë dhe BIA-në serbe”, tha Elezi.

Elezi tutje ka shtuar se ”Radojçiqi dyshohet edhe nga burimet ndërkombëtare se në vazhdimësi ka punuar për shërbimin rus dhe i njëjti ka marrë detyrë dhe mbështetje financiare për organizimin e jo sigurisë në veri”.

Elezi tha se është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit, siç thuhet në aktakuzë.

”Duke i parë aspektet e sigurisë dhe kapacitet e grupeve apo personave që do të ndërrmernin veprime për të shkuptur një territor të caktuar,parë nga aspketi teknik është e pamundur që një grup prej 45 persoanve ta sfidojnë insituticonet mire të organizuar të Kosovës sic është policia dhe reaguesit tjera, është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit”, tha Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat