Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve

Aktuale

Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Në komunikatë thuhet se në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë. 

“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”- thuhet në njoftmin e Policisë së Kosovës. 

Ceremonia për shkatërrimin e armëve të konfiskuara do të fillojë nga ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat