Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku theksoi se kjo mundur të ngritët më herët, derisa nënvizoi se ‘më mirë vonë sesa kurrë’.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se ku do që janë, insistojnë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës.
Kurti këto komente i bëri pas lansimit të thirrjes publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.
“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht, siç thotë populli ‘më mirë vinë se kurrë. Por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtjen e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqi, autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjksa është ne Zveçan të Kosovës”, u shpreh ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe marrëveshjen bazike, ku theksoi duhet që të nënshkruhet kjo marrëveshje në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike.
“Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeminstres Bërnabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe ankesit së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranoj ulësen e Kosovës në OKB. Dhe së treti duhet qe të nënshkruhet marrëveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes. Një marrëveshje e pa nënshkruar po shihet që është marrëveshje shumë kollaj për tu mos u respektuar e për të mos u zbatuar”, theksoi ai.
Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.
Edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca gjatë ditës së djeshme teksa e kishte komentuar këtë aktakuzë u shpreh po si kryeministri I Kosovës, Albin Kurti me shprehjen më mirë vonë se sa kurrë.