Konjufca e falënderon Luksemburgun që mundësoi “teknologji të shkëlqyeshme” në Kuvend

Aktuale

Konjufca e falënderon Luksemburgun që mundësoi “teknologji të shkëlqyeshme” në Kuvend

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 11:35
Eric Dietz

Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e konsideroi ambasadorin Dietz “mysafir special”, ndërsa e falënderoi Luksemburgun që mundësoi digjitalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“E kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, ambasadorin Dietz, së bashku me përfaqësueset e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësu këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ashtu që ta kemi një kuvend vërtet funksional.

Në bashkëpunim me Kuvendin tonë, Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për Kuvendin tonë që ta kemi transparencën e nevojshme dhe demokracinë në Kuvend ashtu siç duhet”, tha Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat