Bekim Haxhiu: Me keqqeverisje e korrupsion, po shkatërrohet sistemi shëndetësor

Aktuale

Bekim Haxhiu: Me keqqeverisje e korrupsion, po shkatërrohet sistemi shëndetësor

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 11:41
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se është shqetësuese ikja masive e profesionistëve shëndetësor nga Kosova. Sipas tij, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë ka rënduar edhe më shumë situatën, duke dekurajuar profesionistët shëndetësor.

Ai ka thënë se deri më 1 qershor 2024, mbi 3,860 profesionistë shëndetësor kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, dhe shumë të tjerë janë transferuar nga sektori publik në atë privat, duke krijuar një situatë alarmante për sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Ikja e profesionistëve shëndetësor është shndërruar në një dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor", ka deklaruar Haxhiu, duke shtuar se ky fenomen do të mund të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor nëse vazhdohet me këtë ritëm.

Për këtë situatë, ai ka thënë se është shkak i keqqeverisjes dhe paaftësisë së qeverisë, duke përmendur se statuti i SHSKUK-së parashikon mbylljen e disa shërbimeve në spitalet regjionale.

“Kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statutin e SHSUKS parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitalet regjionale. Paaftësia e qeverisë, keqqeverisja në shëndetësi korrupsioni në këtë sektor ka rënduar edhe më shumë gjendjen në shëndetësi dhe ka dekurajuar profesionistët shëndetësor”, ka deklaruar Haxhiu ne seancën plenare te Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat