Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur se dje te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, ka nderuar guximin e popullit polak ‘për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre’.
Osmani, në një postim në Facebook, tha se fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që bashkon edhe sot.
“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre.
Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot”, ka shkruar Osmani.