Islami: Njëri nga të rinjtë serb të arrestuar në veri shok i terroristëve të sulmit në Banjskë

Aktuale

Islami: Njëri nga të rinjtë serb të arrestuar në veri shok i terroristëve të sulmit në Banjskë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 13:00
Foto e publikuar nga eksperti i sigurisë, Avni Islami.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka theksuar shqetësimet lidhur me aktivizimin e të rinjve në krime në veri të Kosovës për shkak të ndikimit të strukturave kriminale si ajo e Milan Radojçiqit.

Islami ka bërë të ditur se njëri nga katër serbët e ndaluar në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është Rastko Nedeljkoviq.

Sipas informacionit të siguruar nga qytetarët serbë në veri, Islami ka thënë se Nedeljkoviq, ndonëse i ri në moshë, është i njohur si narkoman, alkoolist dhe problematik.

“Njëri nga 4 serbët e ndaluar dje në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është RASTKO NEDELJKOVIC. Sipas të dhënave të siguruara nga qytetarët serbë në veri, ai përkundër faktit se është shumë i ri, njihet si narkoman, alkoolist dhe shumë problematik. Madje, në disa raste është i përfshirë edhe në rrahje, si tifoz i grupit famëkeq serb DELIJE. Ai është nga Zveçani, dhe vendasit e njohin për aktivitete kriminale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ai është i përfshirë në disa raste të rrahjes si tifoz i grupit të famshëm serb Deliye dhe është i lidhur me aktivitete kriminale në Zveçan.

Islami ka theksuar se Nedeljkovic ka pasur raporte të ngushta me individë të njohur për lidhjet e tyre me aktivitetet terroriste, përfshirë Stefan Nedeljkovic, Vlastimir Radivojevic (i njohur si Mami), dhe Lazar Radenkovic (i njohur si Proja).

Siç ka thënë Islami, këta individë dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Milan Radojçiq mbajnë përgjegjësi për përfshirjen e të rinjve në krime dhe për situatën aktuale në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat