Lekaj pyetet pse nuk po e mbështesin Qeverinë për veprimet në veri, ja çfarë thotë

Aktuale

Lekaj pyetet pse nuk po e mbështesin Qeverinë për veprimet në veri, ja çfarë thotë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 22:07
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si parti opozitare e kanë mbështetur Qeverinë e Kosovës, aty kanë vlerësuar së është në interes të vendit.

Por, i pyetur nga analisti Selam Shkodra, se pse nuk i kanë dhënë mbështetje për hapjen e urës së Ibrit dhe veprimet në veri, ai ka thënë se kanë dashur që këto veprime të jenë në koordinim me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi përkrahur Qeverinë e Kosovës në raste të caktuara, atëherë kur është dashtë me mbështet… Nuk kemi kalkuluar në votë a ta përkrahim ajo, ka dominu Kosova dhe përgjegjësia që duhet më pas një ish-kryeministër një lider opozitar siç është Haradinaj. Ajo që ne nuk jemi pajtuar me Qeverinë e Kurti është që ne kemi dashtë që veprimet në veri të jenë të koordinuara me faktorin ndërkombëtar e sidomos me SHBA-në”, ka thënë Lekaj.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për disa aksione në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime po rrezikojnë raportet me ekzekutivin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat