Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, nuk e ka fshehur punësimin e bazuar te afërsia e partisë që ai përfaqëson.
Ai tha se qeveritë e kaluara kanë punësuar njerëz të afërt me ta.
Sipas tij edhe VV-ja po e bën një gjë të tillë.
“Nëse gjitha qeveritë kanë qenë të partive tjera kanë punësu njerëz që kanë qenë afër me ta, ne prapë me i punësu ata, jo mor unë i punësoj njerëzit që janë afër me VV-në se kur me i ardhë rendi atyre?”, tha ai.