Gjini: Serbia kurrë s’ka dashur me ba Asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…

Aktuale

Gjini: Serbia kurrë s’ka dashur me ba Asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 23:10
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të bëj Asociacionin e Komunave serbe.

Gjini tha se Serbia dëshiron që kufiri të jetë në Ibër.

“Unë e di që Serbia kurrë s’ka desht na me kriju associacionin, prej ditës së parë kurrë. Nuk e di qysh njerëzit nuk po marrin vesh se Serbia e don kufirin në Ibër dhe eksterioritet për Kishën ortodokse serbe. Qekaq don. Na ka thënë troq.

Por e kanë gjet 1 njeri në Kosovë, që e ka googlizu deri në skaj asociacionin që na me thon kuku cka ana gjen neve me bo me u bo associacioni. Që ai me lyp e na me thon jo me mos bo”, tha Gjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat