Behgjet Pacolli deklarohet lidhur me ligjin për Byronë

Aktuale

Behgjet Pacolli deklarohet lidhur me ligjin për Byronë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 08:35
Behgjet Pacolli

Ish-shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli, është deklaruar mbi ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai theksoi se, nëse ky ligj shërben si një mjet efektiv për parandalimin e korrupsionit, atëherë është një hap në drejtimin e duhur.

Megjithatë, Pacolli theksoi se është e rëndësishme të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut, sidomos e drejtës për pronën private. Ai e theksoi se çdo akuzë duhet të mbështetet me prova dhe fakte të qarta, dhe jo të ndodhin situata ku individët janë të akuzuar pa një bazë të fortë ligjore.

“Nëse shërben si instrument për parandalimin e korrupsionit është mire por duhet te kemi kujdes për respektimin e te drejtave te njeriut e sidomos te drejtën për pronën private. Ai qe akuzon është i detyruar te sjell provat dhe faktet e jo anasjelltas”, tha Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat