Asambleisti i LDK-së në Podujevë arrestohet për sulm fizik ndaj Bulliqit

Aktuale

Asambleisti i LDK-së në Podujevë arrestohet për sulm fizik ndaj Bulliqit

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 08:37
Shpejtim Bulliqi dhe Ekrem Rrahmani

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani është arrestuar nga Policia e Kosovës për kanosje dhe sulm fizik ndaj kryetarit të Kuvendit Komunal, Shpejtim Bulliqit.

Lëvizja Vetëvendosje të enjten gjatë ditës kishte bërë të ditur se rastin e kishte dërguar në polici.

Asambleisti i LDK-së është ndaluar për 48 orë.

Seanca e Kuvendit Komunal të Podujevës të enjten është shtyrë për shkak të një tensioneve lidhur me asamblistin Demokrat Hodolli, njëherazi anëtar i Komisionit për Komunitete.

Hodolli, i propozuar për këtë pozitë nga LDK-së kur ishte pjesë e grupit të asamblesistëve të kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga grupi i LDK-së disa muaj më parë. LDK ka kërkuar që ai të zëvendësohet me një tjetër përfaqësues të partisë dhe ka propozuar shkarkimin e tij, por propozimi nuk ka kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat