Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”

Aktuale

Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 08:37
Presidentja Vjosa Osmani pasi pranoi çmimin M100 Media Award

Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmim ky që iu nda asaj në Postdam të Gjermanisë.

Për këtë vlerësim, e para e shtetit është uruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai tha se ky çmim thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e lirisë së medias.

“Urime Presidentes Vjosa Osmanit për marrjen e Çmimit ‘M100 Media Award’ në Potsdam të Gjermanisë! Ky nder jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj”, ka shkruar Rohde.

Osmani, nga ana e saj, pasi mori çmimin në fjalë, tha se është e nderuar dhe mirënjohëse.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe vendi i merituar i Kosovës në institucionet euroatlantike nuk janë vetëm ideale – ato janë busull që udhëheq rrugën tonë përpara. Këto vlera gjithmonë do të ndriçojnë rrugën përpara. Për popullin e Kosovës, sot dhe gjithmonë”, shkroi Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat