Gërxhaliu për deklaratën e Konjufcës: Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së

Aktuale

Gërxhaliu për deklaratën e Konjufcës: Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 08:54
Safet Gërxhaliu

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu komentoi deklaratën e kryeparlamentarit, Galuk Konjufa i cili tha se Kosova po vepron drejt në drejtim të sovranitetit.

“Nëse për këtë përjashtohemi atëherë unë mund të them se me keni lënë pa tekst”. Tha ndër tjerash ai.

E për këtë deklaratë pati kritika Gërxhaliu, i cili tha se Kosova nuk mund të ec përpara pa mbështetjen e SHAB-së.

“Në këtë drejtim një qasje e tillë mendoj se e irriton bashkësinë ndërkombëtare, dhe të kemi deklarata të tilla në kohën kur Kosova është i vetmi shtet në Evropë nën masa evropiane, masa të cilat ka Rusia, Bjellorusia dhe Irani besoj se komentet janë të tepërta”, tha ndër tjerash Gërxhaliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat