13 vite në dialog të papërfunduar, opozita fajëson qeverinë aktuale për degradim të procesit të dialogut

Aktuale

13 vite në dialog të papërfunduar, opozita fajëson qeverinë aktuale për degradim të procesit të dialogut

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:15
Pamje nga Brukseli

Prej 13 vjetësh Kosova dhe Serbia nisën procesin dialogues me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian i cili ende nuk është përmbyllur. Ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë arritur dhjetra marrëveshjeje pak nga to kanë gjetur zbatim, derisa shumë të tjera as nuk kanë  nisur të zbatohen përfshirë atë të fundit për normalizim të marrëdhënieve e arritur vitin e kaluar përmes së cilës palët janë zotuar për zbatim të të gjitha marrëveshjeve nga ky proces. Kryeministri Kurti tha se marrëveshja bazike duhet  të nënshkruhet në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike.

“Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeminstres Bërnabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe aneksit së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranoj ulësen e Kosovës në OKB. Dhe së treti duhet qe të nënshkruhet marrëveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes. Një marrëveshje e pa nënshkruar po shihet që është marrëveshje shumë kollaj për tu mos u respektuar e për të mos u zbatuar”, tha Kurti.

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se përmbyllja e procesit me Serbinë do të ndodh vetëm me njohje reciproke dhe se çdo alternativë tjetër është e papranueshme.

“Procesi s’ka alternativë tjetër pervec njohjes reciproke vetëm kësisoj mund te kemi normalizim të raporteve mes palëve kjo s’ka aktertivë. Kosova do te vazhdojë konsolidimin e shteti ne planin e brendshëm duke shtirë sovranitetin duke garantuar zbatimi e kushtetues ne tërë territorin dhe mandej besoj se përmes eleminimit të ndikimit defacto që ka apsur Serbia ne veri të Kosovës përmes strukturave paralele kjo veçse i ndihmon dialogut ks kësisoj forcon pozitën ne tryezë te dialogut…”, tha Rrrustemi.

Por për opozitën procesi i dialogut është degraduar nga Qeveria aktuale. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se vetëm një marrëveshjeje finale me njohje reciproke mund ta përmbyllë procesin negociues me Serbinë.

“Fatkeqësisht nga nje periudhë qe ne te kaluarën kemi  pasur një agjende si të përmbyllet procesi me Serbinë meqë ishte një dakordësim që në të hyjmë në një marrëveshje finale ligjërisht obliguese ky kryeministër e ka transformuar tashmë atë proces. Marrëveshja ligjërisht obliguese me njohje reciproke dhe përfundimtare të jetë një herë në  tavolinë vetëm një marrëveshje e tillë mund ta mbyllë procesin e dialogut”, tha Selmanaj.

Për analistin politik, Gazmir Raci, pa një qasje të balancuar të BE-së procesi mes palëve nuk do të përmbyllet suksesshëm.

“Është process shumë i ndërlikuar sidomos në këto rrethana qe jemi tash pas zhvillimeve te ndryshme gjeopolitike përderisa Serbia nuk vendos përfundimisht t’i bashkohet be kjo do të jetë  shumë problematike edhe për finalizimi e dialogut për të kaluara të faza e finalizimit mendon që një plan sekuencimini balancuar do të ishte një zgjidhje drejt zbatimin te planit franko gjerman dhe aneksit të Ohrit nëse nuk kemi qasje te balancuar nga an e BE-së unë  nuk shoh përfundim te suksesshëm”, tha Raci.

Një nga marrëveshjet më sfiduese për procesin  e dialogut Kosovë-Serbi është ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilën në formën siç është Qeveria e Kosovës refuzon ta zbatojë derisa Serbia insiston themelimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat