Kafe e limonadë, Bajqinovci publikon foto me Bashën: Për inati të dushmanave

Aktuale

Kafe e limonadë, Bajqinovci publikon foto me Bashën: Për inati të dushmanave

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:48
Dimal Basha dhe Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi, Dimal Basha.

Bajqinovci ka zgjedhur që këto moment t’i përjetësonte në një fotografi, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.

Në tavolinën e Bajqinovcit dhe Bashës shihen disa pije. Më saktë, një kafe e ujë në krahun e Bashës dhe një kafe e limonadë në afërsi të Bajqinovcit.

Ndërsa mbishkrimi është goxha simptomatik.

“Për inati të dushmanave” – ka shkruar Bajqinovci, duke mos treguar se për cilët “dushmanë” e ka fjalën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat