​Ekzaminohet një valixhe pranë oborrit të Komunës në Mitrovicës, deklarohet policia

Aktuale

​Ekzaminohet një valixhe pranë oborrit të Komunës në Mitrovicës, deklarohet policia

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 10:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe aty.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe se ajo valigje nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pas informatës së pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, shtoi Zahiti.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat