Hoxha: Telenovela e debateve kundër Kurtit do të vazhdojë

Aktuale

Hoxha: Telenovela e debateve kundër Kurtit do të vazhdojë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 12:17
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka kritikuar temat e debatit në televizionet kosovare.

Duke shtrembëruar të vërtetën, Hoxha shkroi se asnjëherë nuk analizohet Serbia, autokracia e saj dhe lufta hibride.

Tutje, Hoxha e ka mbrojtur shefin e tij partiak, Albin Kurti.

Postimi:

Tema e debateve në Kosovë mbetet e njëjta: Amerika do të largohet. Kurti e ka fajin.

Asnjëherë nuk analizohet Serbia, autokracia e saj, lufta e saj hibride kundër fqinjëve.

Debatuesit janë aq të flaktë në luftën ndaj Kurtit sa thonë turlilloj marinash. Gjini, kryetari i Gjakovës, mbrojtjen e sovranitetit e quante bla-bla-bla.

Nga këto ligjërata të tyre e kupton pse për dy dekada u nda gjithnjë e më shumë veriu, pse u instalua atje krimi dhe bandat, pse ndërkombëtarët nuk përmendnin asnjëherë pikën e marrëveshjes ku bëhej fjalë për pastrimin e veriut prej bandave.

Telenovela e debateve kundër Kurtit do të vazhdojë. Mos prisni që gazetarët milionerë të Kosovës të thonë diçka kundër Vuçiçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat