Ramadani: Vuçiq dëshmoi se ka dorë direkt që situata në veri të Kosovës të mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme

Aktuale

Ramadani: Vuçiq dëshmoi se ka dorë direkt që situata në veri të Kosovës të mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2024 Në ora: 08:23
Burim Ramadani

Ish shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se Vuçiq e dëshmoi se ka dorë në veri të Kosovës.

Sipas tij, edhe Vuçiq edhe Vulin janë përgjegjësi kryesor për pasigurinë në Ballkan.

Postimi i plotë:

Vuçiq sot edhe njëherë realisht dëshmoi se ka dorë direkt që situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.

Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit direkt për pasigurinë në Ballkan. Serbia është “masha” e Rusisë.

Serbia udhëheqet nga Pro-Rusët Vuçiq, Vulin, Gasiç dhe Daçiq.

Nuk duhet harruar asnjëherë lavdërimi që Vuçiq i ka bërë Millosheviqit, më 10 shtator 2018:

“Millosheviq ka qenë lider i madh serb, qëllimet e të cilit ishin për të mirë, por rezultatet tona shumë të dobëta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat