Video e Vetëvendosjes, reagon Doarsa Kica-Xhelili

Aktuale

Video e Vetëvendosjes, reagon Doarsa Kica-Xhelili

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 08:30
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit Albin Kurti nga veriu i vendit dhe aksionet e kryera.

Ajo e ka cilësuar këtë “fushatë” në “stilin alla James Bond”.

“Sapo i thashë dikujt që këta do ta fillojnë ‘fushatën’ në stilin alla James Bond, se s’kanë me çka tjetër.

Tash, ose këta shumë të parashikueshëm, ose unë shumë parashikuese”, ka shkruar Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat