Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur listën preliminare të provimit të kandidatëve, të cilët kanë kaluar provimin për prokurorë të shtetit.
Në listën e atyre që e kanë kaluar provimin janë 24 kandidatë.
Në mesin e tyre është edhe vajza e ish- kryeprokurori të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Vajza e tij, Nita Lumezi ka dal e teta në listë.
Media në qershor ka raportuar se vajza e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, është dalluar gjatë fazës së rekrutimit për 24 prokurorët e rinj të shtetit.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.