Largohet tabela e re që u vendos në kufirin Maqedoni e Veriut - Kosovë

Aktuale

Largohet tabela e re që u vendos në kufirin Maqedoni e Veriut - Kosovë

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:34

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty.

Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut,e shkruar në gjuhën maqedonase,shqipe dhe në ate angleze.

Image
Tabela

Gjatë ditës pritet të jepen informata  se kush e ka vendosur tabelën e re dhe  se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat