Musliu: Uroj ta kemi së shpejti Veselin në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

Aktuale

Musliu: Uroj ta kemi së shpejti Veselin në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 09:55
Ganimete Musliu dhe Kadri Veseli

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar që të kthehet sa më shpejtë  nga Haga ish kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka publikuar një fotografi me Veselin.

Ajo ka thënë se uron që të kthehet në mesin tonë, njeriu që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

“Duke uruar që seshpejti ta kemi në mesin tonë njëriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, Kryetarin Kadri Veseli, ju urojmë një fundjavë të mbarë”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat