Pas kërkesave të Vuçiqit, Tali “tallet” me disa analistë: Ku mbetët ju që e glorifikonit budallakun e Vuçiçit...?

Aktuale

Pas kërkesave të Vuçiqit, Tali “tallet” me disa analistë: Ku mbetët ju që e glorifikonit budallakun e Vuçiçit...?

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2024 Në ora: 12:42
Driton Tali

Analisti Driton Tali ka ironizuar analistët që sipas tij, glorifikonin Vuçiqin kur i detyroi serbët të tërhiqen nga institucionet dhe bojkotimin e zgjedhjeve që vet i kërkoi.

Vuqpqi edhe pse nuk i njeh Policinë dhe Gjykatat e Kosovës, ai ka vënë si kusht që ata të kthehen në vendet e tyre të punës.

Tali pyet me habi, “nja dy hajvana i lexova i kishin thurrë lavde, e kishin bë Vuçiqn pro-perëndimor dhe pro SHBA, të tjerët si janë?”

Postimi i plotë:

Vuçiçi: nuk i pranojmë institucionet e rrejshme, si Policia e Gjykatat, e të ashtuquajturës Republikë e rrejshme e Kosovës, por ama insistojmë në kthyerjen e serbëve në Polici të Kosovës dhe Gjykata, si dhe në zgjedhjet e reja në katër komunat (të cilat vet i shbëri, pastaj i kërkoi ato zgjedhje për t'i bojkotuar përsëri !?).

Filozofi e rondë kjo!

PS: analistat që e glorifikonin hajvallakun e Vuçiçit kur i detyroi serbët të tërhiqen nga institucionet dhe bojkotimin e zgjedhjeve që vet i kërkoi, si po e komentojnë tashti? Nja dy hajvana i lexova i kishin thurrë lavde, e kishin bë Vuçkën properendimor dhe pro ShBA, të tjerët si janë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat