Deklarata e rrezikshme e hoxhës nga Sanxhaku, reagon Krasniqi – përmend disa rreziqe

Aktuale

Deklarata e rrezikshme e hoxhës nga Sanxhaku, reagon Krasniqi – përmend disa rreziqe

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:52
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një tubim në Luginën e Preshevës. Aty hoxha dha deklarata të rrezikshme, duke i thënë të pranishmëve se nuk janë shqiptarë, por janë mysliman.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se predikimi i hoxhës në fjalë është pjesë e luftës hibride të Serbisë e Rusisë kundër shqiptarëve.

“Interesi srategjik i Serbisë është deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës. Deshqiptarizimi i saj do t’i mundësonte Serbisë ta shtonte sulmin më shumë mbi kufijtë e Kosovës”, tha ndër të tjera Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Predikimi antishqiptar i atij hoxhes boshnjak në Preshevë është pjesë e luftës hibride të Serbisë e Rusisë kundër shqiptarëve. Interesi srategjik i Serbisë është deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës. Deshqiptarizimi i saj do t’i mundësonte Serbisë ta shtonte sulmin më shumë mbi kufijtë e Kosovës. Deshqiptarizmi i Luginës do të zgjeronte rrezen e Qendrës Humanitare Ruse të Nishit. Ruajtja dhe forcimi i shqiptarizmit në Luginë është interes strategjik mbarëshqiptar dhe atlantik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat