Batusha i VV’së: Opozita duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, nuk i shërbejnë veç Qeverisë, por Kosovës e qytetarëve

Aktuale

Batusha i VV’së: Opozita duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, nuk i shërbejnë veç Qeverisë, por Kosovës e qytetarëve

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 18:33
Agon Batusha

Deputeti i VV’së, Agon Batusha thotë se opozita gjatë këtij sesioni vjedhtor të Kuvendit duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Batusha thotë se, marrëveshjet ndërkombëtare janë projekte që nuk i duhen veç Qeverisë aktuale, por do të vazhdojnë me vite.

Gjatë këtij sesioni pritet që agjenda legjislative, sidomos e Qeverisë dhe VV’së, të ecë përpara. Nga opozita pritet që t’i votojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, sepse ato nuk i shërbejnë vetëm Qeverisë, por do të jenë projekte që do të vazhdojnë për disa vite”.

“Por, a do t’i votojënë apo jo mbetet të shihet”, tha Batusha

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat