LDK në Podujevë: Bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit e sulmoi dhe kërcënoi sekretarin tonë

Aktuale

LDK në Podujevë: Bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit e sulmoi dhe kërcënoi sekretarin tonë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 22:09
Shpejtim Bulliqi

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Në reagimin e degës së LDK-së thuhet se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat