BE mirëpret thirrjet e Vuçiqit për riintegrimin e serbëve në Kosovë

Aktuale

BE mirëpret thirrjet e Vuçiqit për riintegrimin e serbëve në Kosovë

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Thirrja e presidentit të Serbisë, Akeksandar Vuçiq, për pjesëmarrje të serbëve në zgjedhjet në Kosovë dhe kthim të tyre në institucionet nga të cilët ishin larguar në vitin 2022 ka hasur në mirëkuptim në BE dhe është mirëpritur në Bruksel. Po ashtu edhe zotimi i presidentit të Serbisë që të mbetet i angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano i ka shprehur këto qëndrime të Bashkimit Evropian duke u përgjigjur në pyetjet e mediave rreth masave që ka paralajmëruar Serbia të premten si përgjigje ndaj situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së ka ftuar të dyja palët që në mënyrë konstruktive të angazhohen në implementimin e plotë të obligimeve nga dialogu. Ka thënë se rasti i parë për këtë do të jetë nesër, të martën me 17 shtator, kur në Bruksel pritet të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat