Kryetari i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka postuar në rrjetin social facebook një fotografi të tij kur ishte në moshë të re.
Fotografia sipas Pacollit është bërë në vitet e 70-ta në Hamburg.
Ai ka thënë se në atë kohë punonte punë të rënda fizike për t’i financuar studimet dhe për ta mbajtur familjen e tij të madhe në Kosovë.

“Rrugës për në punë, gjatë viteve të 70-ta në Hamburg. Punoja punë të rënda fizike për të financuar studimet e mia.
I vetmuar, mbajta familjen time të madhe në Kosovë. Unë e di ndjenjën e të jetuarit në vend të huaj”, ka shkruar ai.