Kosova nuk i frikësohet kërcënimeve të Vuçiqit, BE mirëpret deklarimet për kthimin e serbëve në institucione

Aktuale

Kosova nuk i frikësohet kërcënimeve të Vuçiqit, BE mirëpret deklarimet për kthimin e serbëve në institucione

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 18:19
Flamuri i Kosovës

E deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu përgjigj sot kryeparlamentari, Glauk Konjufca. Ai tha se Kosova është në një rrugë të re dhe nuk frikësohen nga kërcënimet e Serbisë sepse në veriun e vendit janë institucionet e sigurisë të Republikës, derisa thirrjen e Vuçiqit për kthim në institucione të serbëve dhe zgjedhje të reja atje po e mirëpret Bashkimi Evropian.

Tri ditë më parë, doli me deklarata kërcënuese për shtetin e Kosovës.

E të hënën, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se këto kërcënime të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje.

Sipas Konjufcës, në veri të vendit ndodhen institucionet e sigurisë.

Ai tha se vendi tashmë ka marrë një drejtim të ri dhe strukturat paralele serbe gradualisht po largohen.

E njëra nga kërkesat e Vuçiqit ka qenë edhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës dhe zgjedhje të reja atje.

Këto kërkesa i kanë mirëpritur Bashkimi Evropian.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, ka thënë Stano.

Më 5 nëntor të vitit 2022, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat