“Ta ha zemrën” - Kryeministri Kurti i shkon në shtëpi këngëtarit Sabri Fejzullahu për ditëlindjen e 77-të

Aktuale

“Ta ha zemrën” - Kryeministri Kurti i shkon në shtëpi këngëtarit Sabri Fejzullahu për ditëlindjen e 77-të

Nga: M.L. Më: 16 shtator 2024 Në ora: 19:57
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar këngëtarin Sabri Fejzullahu me rastin e 77 vjetorit të lindjes.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi nga vizita në shtëpinë e ikonës së muzikës shqiptare me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai ka thënë se, Fejzullahu është një figurë sa aktive e pasionante aq edhe e talentuar e punëtore e kulturës popullore dhe muzikës argëtuese të Kosovës.

“Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë. E falënderoj për këto rrëfime të paharrueshme nga kujtesa e tij e mrekullueshme dhe për gjithë ato vite të bukura përkushtimi të pakursyer që na ka dhuruar. Gëzuar ditëlindjen dhe shumë suksese të tjera përpara, Sabri!”, shkroi mes tjerash kryeministri.

Nikoqirët e takimit shkëmbyen edhe dhurata me njëri tjetrin, ku kryeministri i dhuroi këngëtarit një dhuratë simbolike me motive kombëtare (lahutë).

Ndërsa, Sabri Fejzullahu i dhuroi Kurtit një fotografi të tijën me togfjalëshin e famshëm “ta ha zemrën”

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat