Koci: Shtatë kërkesat e Serbisë janë pretekst për veprimet e tjera

Aktuale

Koci: Shtatë kërkesat e Serbisë janë pretekst për veprimet e tjera

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 20:38
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, janë pretekst për veprimet e tjera “konflektuese”.

“Këto kërkesa nuk janë bërë për t’u realizuar nga Kosova. Janë vetëm pretekst për t’u realizuar nga Kosova. Pretekst për veprimet e tjera konfliktuese”, tha Koci.

Koci deklaroi se Vuçiqi është vënë në një situatë ku duhet të vendosë se a është “pro” lindjes dhe perëndimit.

“Vuçiqi para deklarimit të tij ka qëndruar në Moskë, e që i ngjan asaj që ka ndodhur me Ukrainën. Ky skenar ka qenë i hartuar me Rusinë. Nuk respektohen marrëveshjet. Përpos shtatë pikave që janë të njohura për opinionin dhe adresimin e tij ka pasur edhe çështje të tjera që janë dukur edhe më alarmuese”.

“Gjitha vendimet nga Institucionet e tona nga viti 1999 të shpallen null. Hera e parë që Beogradi të dalë me një kërkesë të tillë. Të shpallen gjitha vendimet e institucionet kosovare nga viti 1999. Është përpjekje e fundit e Rusisë që ta vërë para një pozicioni që Vuçiqi nga është. Është nga lindja, nga Rusia apo ka lëvizur më shumë, shkaku i marrëveshjeve të fundit të arritur nga Perëndimi. Dhe e dyta është edhe në takimin në Kazan të Brexit. Ai është i ftuar hapur nga Putini dhe ftesa është publike. Sfidë nga Putini. Të rreshtohesh nga Putini apo nga Perëndimi. Kjo është në pyetje. Skenari me Moskën ka të bëjë”, vijoi Koci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat