Opinionisti politik, Halil Matoshi në emisionin Politiko ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke aktruar në skenën politike.
“Vazhdimisht e kemi theksuar që Aleksandër Vuçiq është një teatrolog politik që e luan në një pjesë të shfaqjes e bën për publikun e brendshëm kurse pjesën tjetër e bën për faktorin ndërkombëtar, ndryshe flet për televizione me serbet, ndryshe me ndërkombëtarët”.
E sipas Matoshit, Vuçiq ka edhe personazhin e caktuar.
“Është interesante, po e luan Titon dhe Serbia vazhdimisht e ka luajtur Jugosllavinë”, deklaroi ai.