Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.
Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.
Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.
Në lidhje me votimin e Kodit Civil janë deklaruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku deputeti Pal Lekaj, ka folur në emër të këtij subjekti duke deklaruar se AAK-ja nuk do ta votojë Kodin Civil.
“AAK nuk do ta votojë Kodin Civil”, tha Lekaj.