Pamjet: Sulmohet me molotov shtëpia e një shqiptari në Zveçan

Aktuale

Pamjet: Sulmohet me molotov shtëpia e një shqiptari në Zveçan

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mesnatën e së hënës është hedhur molotov në një shtëpi të një shqiptari në Zveçan.

Siç raporton media lokale, shtëpia i përket një shqiptari që jeton në mërgim dhe së fundi i është ndërtuar nga Qeveria.

Nga pamjet e publikuara shihet se molotovi është hedhur në derën e hyrjes së shtëpisë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia që nga mëngjesi është në vendngjarje dhe po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat