Skenari i rrezikshëm - Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro

Aktuale

Skenari i rrezikshëm - Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 10:00
Leonora Gashi

Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh.

Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.

Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro.

Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi.

Me vendim të prokurorit, 41 vjeçarja është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat