Zjarri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në veri, deklarohet Policia e Kosovës

Aktuale

Zjarri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në veri, deklarohet Policia e Kosovës

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 11:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia është deklaruar lidhur me zjarrin e vënë në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në Mitrovicë të veriut.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha se ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar.

Ai potencoi se zjarri është shkaktuar nga koktej i molotovit.

”Rreth orës 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejtur tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrje e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimir të rastit”, tha Elshani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat